12 Tetor 2016 - 21:07
Shefin e Qeverisë shqiptare në aeroportin e Beogradit e priti shefi diplomacisë serbe e zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.
Me gjasë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq “nuk pati kohë” ta presë homologun e vet nga Shqipëria. Ai ishte shumë i zënë pasi gjatë ditës ka pritur e ka përcjellë disa ambasadorë të huaj në Beograd. Ata, siç njoftojnë medie serbe, i ka njoftuar “me pasojat e miratimit të Ligjit për Trepçën” nga Kuvendi i Kosovës ndërkohë që ka paralajmëruar formimin e një ekipi ekspertësh e juristësh që të do të merret me këtë “problematikë”.
Pas qëndrimit në Beograd, Edi Rama të premten shkon në Nish ku pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë shqiptare dhe e asaj serbe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...