Edi Rama, për dy vjet, tri herë në kryeqytetin e Serbisë

12 Tetor 2016 - 20:51      

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd për herë të tretë në dy vjetët e fundit.

Delegacioni shqiptar është ulur pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytetin serb me gjysmë ore vonesë, sikurse ishte paralajmëruar dhe është drejtuar për në hotelin ku nesër do të mbahen Samiti i Sigurisë dhe takimet me zyrtarët serbë.
Situata në Beograd është e qetë dhe duket se rrugëve nuk ka shumë forca sigurie. Megjithatë, sipas tch për këtë duhet të pritet dita e nesërme.

Bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm rajonal, pasi liderët e Ballkanit bashkë me ata europianë do të diskutojnë për sigurinë në rajon.

Kryeministri Rama, ndër të ftuarit më të rëndësishëm, do të bëjë hapjen e samitit dhe më pas do të takojë homologun Aleksandar Vuçiq në selinë e qeverisë së Serbisë, për të vijuar më pas me shqiptarët e Preshevës.

Politikanë nga ky rajon do të vijnë në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në Forumin e Biznesit në Nish.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama do të promovojë edhe librin e tij “Kurban”, ndërkohë që nuk do të ketë një konferencë për shtyp ndryshe nga vizitat e tjera.

Në tërësi, mesazhi i këtij samiti pritet të jetë për një bashkëpunim rajonal më i fuqishëm, gjë e kërkuar edhe nga SHBA dhe BE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...