A është “Trepça” ndërmarrje publike apo private?

12 Tetor 2016 - 20:38      

“Trepça” nuk mund të quhet ndërmarrje publike përderisa 20% të aksioneve të kësaj ndërmarrje u takojnë punëtorëve.

Kështu u shpreh shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa dhe njëherësh këshilltari i tij politik për ekonomi, Sokol Havolli në Rubikon të KTV-së.

“Nëse një ndërmarrje ka 20 % pronësi private nuk mund të quhet publike por shoqëri aksionare”, ka thënë Havolli duke ju drejtuar deputetes së LVV-së e Donika Kadaj – Bujupi cila akuzoi Qeverinë se ligji nuk është asgjë tjetër veçse përgatitje për privatizim.

Deputetja Kadaj Bujupi theksoi se procesit i ka munguar strategjia, gjë për të cilën ajo tha se Qeveria ka pasur mjaft kohë.  “Po të bënit studime do të kishte strategji, nuk ka pas strategji, strategjia i paraprinë ligjit dhe ju i keni pas gati dy vite".

Kadaj Bujupi ka përmendur se sipas subjektit të saj politik është paraparë që punëtorëve t’u takojnë 33% e jo 20% siç është me ligjin aktual.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...