Cili ishte kushti i Vetëvendosjes që të votonin pro ligjit për Trepçën?

12 Tetor 2016 - 20:19      

Trepça po përgatitet për privatizim dhe gjuha e përdorur në ligj e tregon këtë më së miri. Kështu u shpreh deputetja e LVV-së, Donika Kadaj Bujupi në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi çështjen e Trepçës, ligjin dhe polemikat rreth këtij procesi.

Sipas Kadaj Bujupi, është bërë gabim që nga fillimi i procesit pasi sipas saj Qeveria nuk ka prezantuar asnjë strategji dhe ka bërë që ky ligj të votohet brenda natës.

“Bëhet fjalë për tetë faqe pas sa e sa viteve premtime për një mungesë të një strategjie paraprake. Fillimisht duhej të kishim strategji dhe pastaj ligjin. Rrjedhimisht duke i parë të gjitha këto defekte përmes amendamenteve do të siguroheshin dy çështje”, ka thënë ajo.
Kadaj Bujupi ka thënë se LVV ka kërkuar përkrahje në këto amendamente në mënyrë që vota e tyre të jetë pro ligjit.

“Ne kërkuam përkrahje të këtyre gjashtë amendamenteve në mënyrë që vota jonë të jetë pro pasi parimisht ishte kundër”, theksoi Kadaj Bujupi.

Sipas saj, Trepçën e pret fati i privatizimit, njëjtë si ndërmarrjet e tjera.
Sipas Havollit nuk kishte ligj më të mirë për Trepçën
Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa dhe njëherësh këshilltari i tij politik për ekonomi, Sokol Havolli në Rubikon të KTV-së ka thënë se ligji i miratuar i cili e bën Trepçën shoqëri aksionare ishte mënyra më e mirë e mundshme për të.

Sipas tij, ky ligj nuk mund të merret vetëm si shpëtim të Trepçës nga likuidimi dhe theksoi se pretendimet se ky ligj është përgatitje për privatizim të ndërmarrjes nuk qëndrojnë.
“Nuk mund të quhet një ligj që vetëm e shpëton nga likuidimi por është ligji më i mirë i mundshëm për të. Nuk ka të bëjë me përgatitjen për privatizim, por është hapja e rrugës për zhvillime të mëtutjeshme”, tha Havolli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...