Shumë shkelje në institucionet qendrore e komunale [video]

12 Tetor 2016 - 19:17      

Shkeljet e vazhdueshme të shpenzimit të buxhetit, rritja e shpenzimeve në vendimet e gjykatave dhe rritja e numrit të të punësuarve pa kontrata të përhershme janë disa nga shkeljet që institucionet qendrore dhe komunale, si dhe agjencitë buxhetore po vazhdojnë t’i bëjnë vit pas viti, raporton KTV.

Në raportimin e drejtuesve të Zyrës Kombëtare të Auditimeve për mënyrën e shpenzimeve për vitin e kaluar, u ankuan edhe për një numër të madh të sugjerimeve që, sipas tyre, ka disa vjet që fare nuk po merren parasysh.

Pavarësisht se këto të dhëna preknin edhe partitë e pushtetit, deputetët e tyre iu bashkuan atyre të opozitës, të cilët shprehen shqetësimin për vazhdimin e shkeljeve, sidomos ato që lidhen me buxhetin. Por, shqetësimet dhe pyetjet mbeten pa përgjigje nga zyrtarë të institucioneve, të pranishëm në mbledhje.

Kjo pasi mbledhja e këtij komisioni nisi në të njëjtën orë kur pritej të niste seanca plenare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...