Besim Beqajt s’i kujtohet takimi me Hashim Rexhepin [video]

12 Tetor 2016 - 19:11      

Besim Beqajt nuk i është kujtuar takimi, për të cilin Hashim Rexhepi, ish-guvernatori i Bankës Qendrore, thotë se është diskutuar se ku të investohen paratë e Trustit të Kursimeve Pensionale.

Ish-ministri Beqaj ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta thonë fjalën e tyre për pretendimet për investimin e dyshimtë të 75 milionë eurove.

Gjatë ditës, ka reaguar zyrtarisht edhe Fondi i Kursimeve Pensionale, duke theksuar se investimet e para në fondin e përmendur kishin ndodhur madje 7 vjet më herët seç pretendon ish-Guvernatori Rexhepi.

Portali “GazetaFjala” ka shkruar se si ndodhi investimi i 75 milionë eurove të trustit në një fond në prag të falimentimit, çka pretendohet se ka ndodhur në kundërshtim me Ligjin për Fondet Pensionale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...