Edita Tahiri thotë se u keqkuptua për listat e të pagjeturve [video]

12 Tetor 2016 - 19:06      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se u keqkuptua për listat e të pagjeturve, pasi sipas saj, BE-ja kërkoi nga shtetet listat e vendndodhjes së të zhdukurve, raporton KTV.

Tahiri, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme ndërprerjen e dialogut me Serbinë, pavarësisht faktit që kjo e fundit po heziton të tregojë vendndodhjen e 1665 kosovarëve të zhdukur gjatë luftës.

Sipas saj, një vendim i tillë do të pengonte proceset e integrimit të Kosovës, por që ajo beson se ky problem do të zgjidhet përmes kapitullit 35, të cilin Serbia duhet ta përmbushë.

Ajo e ka cilësuar të suksesshëm dialogun, por pas arrestimit të Naser Thaçit, kërkon reciprocitet ndaj Serbisë.
Ministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt në veriun e Kosovës do të shtrihet autoriteti i gjyqësorit kosovar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...