Si u hartua dhe si u votua rezoluta për Thaçin [video]

12 Tetor 2016 - 19:03      

Vazhdimi i seancës për votimin e rezolutës kundër arrestimit të Nehat Thaçit në Serbi ka nisur pa harmonizim nga të gjitha partitë, raporton KTV.

Takimi rreth një orë e gjysmë i grupit për harmonizim ka përfunduar pa pajtim, meqë partitë në pushtet nuk janë pajtuar me pikën ku kërkohej pezullimi i bisedimeve me Serbinë.

PDK-ja, LDK-ja, bashkë me 6 Plusin, kanë dalë me një rezolutë të përbashkët. Opozita e quajti të kotë rezolutën e partive në pushtet, derisa aty nuk përfshihej edhe pezullimi i bisedimeve.
Këtë e kërkoi edhe Flora Brovina e PDK-së.

Derisa debati vazhdonte, para Kuvendit dolën tri rezoluta, një e PDK-së, LDK-së e 6 plusit, një e AAK-së e një e Vetëvendosjes, për t’u harmonizuar më vonë në një të vetme.

Rezoluta e opozitës i mori vetëm 19 vota për, ndërsa ajo e partive në pushtet 51. Deputetët e Kuvendit sot nuk arritën që as mëditjet e tyre t’i ndanin për familjen e Nehat Thaçit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...