Fondacionet italiane ndihmojnë shërbimet klinike në Kosovë

12 Tetor 2016 - 18:26      

Në repartin e Hemato-onkologjisë të Klinikës Pediatrike është zbuluar pllaka përkujtimore me emrin e ish-ushtarit dhe humanistit italian, Nikolla Ciardelli, për ndër të së cilit është themeluar fondacioni me të njëjtin emër.

Në një njoftim për media thuhet se ky fondacion së bashku me fondacionin nga Italia “Cure Children” që nga viti 2008 ndihmojnë drejtpërdrejt me terapi dhe trajtim brenda dhe jashtë vendit fëmijët kosovarë, me problem shëndetësore të natyrës hemato-onkologjike përmes Projektit për Kosovën.

“Në ceremoninë kushtuar ushtarit italian, morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ambasadori i Italisë në Kosovë, Pierro Cristoforo Sardi, ambasadori Britanik në Kosovë Ruairi O’ Connell, përfaqësuesit më të lartë të trupave italiane paqeruajtëse të KFOR-it, mjekë që janë marrë me trajtimin e fëmijëve kosovarë, familjarë të ushtarit Ciardelli, aktivistë humanitarë dhe përfaqësues të Brigadës paqeruajtëse në të cilën kishte shërbyer në misione të ndryshme ushtari italian deri në rënien e tij gjatë një misioni jashtë Italisë”, thuhet në njoftim.

Rrahmani me këtë rast ka thënë se fondacionet në fjalë duke ndihmuar fëmijët kosovarë, kanë dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e bashkëpunimit në shëndetësi dhe në veçanti me personelin e Klinikës së Pediatrisë - Repartit hemato-onkologjik.

Ndërsa, ambasadori italian në Kosovë, Pierro Cristoforo Sardi, tha se zbulimi i pllakës i jep shumë domethënie bashkëpunimit të mirë dhe misionit të vet italianëve në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke pasur në fokus fuqizimin e shërbimeve klinikë në Kosovë, me qëllim që pacientët kosovarë të mund t’i marrin shërbimet në vendin e tyre”, tha ambasadori Sardi.

Shumë të kënaqur me bashkëpunimin midis Pediatrisë dhe fondacioneve “Nikolla Ciardelli” dhe “Cure Children” u shprehën edhe përfaqësuesit e këtyre fondacioneve humanitare, duke theksuar se në fakt ata po bëjnë atë që do ta bënte vet ushtari Nikolla që ishte shumë i përkushtuar për fëmijët deri në vdekjen e tij, derisa mjekët nga ekipet mjekësore italiane dhe kosovare theksuan rritjen e suksesit në mjekimin fëmijëve kosovarë të prekur nga leukemia dhe sëmundjet e tjera malinje, për çka si dëshmi, në ceremoni ishin shumë fëmijë dhe të rinj, të cilët ishin trajtuar me sukses në Prishtinë (e Itali) dhe tashmë gëzojnë shëndet të plotë pas mjekimit të suksesshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...