FSPE nuk lejohet të mbajë konferencë në objektin e KEDS-it

12 Tetor 2016 - 18:01      

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova (FSPE) sot nuk pati mundësi që të mbajë konferencë brenda objektit të KEDS-it, aty ku ishte paraparë takimi me mediat.

Pas moslejimit për të hyrë brenda zyrave të ndërtesës së KEDS-it, organizatorët e konferencës u deklaruan për media para hyrjes kryesore të ndërtesës, ngase atyre iu ndalua edhe qëndrimi brenda oborrit të kompanisë. Duke e cilësuar si çnjerëzore veprimin e menaxhmentit të KEDS-it, kryetari i FSPE-së, Rashit Gashi, tha se ajo çfarë ndodhi sot është jonormale.

Nënkryetari i FSPE-së Sherif Fejzullahu, tha se KEDS-i nuk i përmbahet asnjë kriteri përveçse largimit të punëtorëve nga puna . Sipas tyre, KEDS-i këto ditë ka larguar nga puna 95 punëtorë, me arsye se po e mbyllte një departament. Kërkesat e punëtorëve nuk janë marrë parasysh nga asnjë institucioni.

Fehmi Pajaziti, nënkryetar tjetër i FSPE-së, kishte një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës , që të mos sulmohen asnjë nga punëtorët e KEDS-it , se ata kryejnë vetëm obligimet e tyre dhe nuk kanë asnjë faj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...