12 Tetor 2016 - 17:24
Kjo, sepse serbët, e veçanërisht ata nacionalistë, janë tronditur nga fakti se fëmijët e tyre po mësojnë nga ajo që paraqet ky atlas, se Kosova është shtet i pavarur. Dhe jo vetëm harta gjeografike, por edhe emri i Kosovës përbën problem, transmeton tch pasi aty njihet siç e njohin tashmë shumica e vendeve të OKB-së, e jo me termin e përdorur shpesh nga Serbia, si “Kosovo i Metohija”.
Mediet serbe e kanë pasqyruar këtë ngjarje duke e cilësuar skandaloz punimin e ri të kësaj shtëpie botuese. Madje, njëra prej tyre ka bërë të ditur se “libri që e përmban këtë hartë duhen ndaluar të shitet, sepse Kosova është pasqyruar e shkëputur nga Serbia”.
“Ministria e Arsimit duhet t’i kontrollojë librat, që janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, të paktën nga sa thonë ekspertët”, theksohet më tej në njërën prej të përditshmeve serbe.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...