U shitën Bono të Thesarit me vlerë 10 milionë euro

12 Tetor 2016 - 16:53      

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Bonove të Thesarit KV016-16, i cili u mbajt dje, më 11 tetor.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Financave, u ofertuan Bono Thesari me maturitet 3 mujor në vlerë nominale 10 milionë euro. Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbejë për rifinancimin e bonove tremujore të emetuara paraprakisht.

Në këtë Ankand të Bonove të Thesarit, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 26.30 milionë euro, kurse u pranua vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro. Norma vjetore e interesit për këtë ankand ishte 0.09%. Kërkesat e larta për blerje të Bonove të Thesarit tregojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë buxhetore dhe financiare në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...