Themelohet grupi për rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale

12 Tetor 2016 - 16:36      

Ministrja Hoxha ka themeluar grupin punues, i cili krahas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve të pranuara deri më tani për këto dy kode, do të rekomandoj plotësimin apo ndryshimin eventual të tyre, transmeton Koha.net.

“Fuqizimi i shtetit ligjor është synimi ynë thelbësor dhe angazhohemi që ligjet të jenë të zbatueshme dhe funksionale. Kuptohet se ligjet kanë nevojë që të rishikohen. Ky Grup punues ka mandat të shqyrtoj këto dy kode shumë të rëndësishme, në funksion të fuqizimit të shtetit ligjor”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha vuri në pah se rekomandimet e Grupit punues do të jenë të mirëseardhura dhe mirëpret edhe kontributin e shoqërisë civile, ekspertët e kësaj fushe dhe odat profesionale që këto dy ligje tejet të rëndësishme të rishikohen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...