Beogradi: Trepça në veri do të funksionojë normalisht

12 Tetor 2016 - 15:45      

Ministri i Minierave dhe Energjetikës i Serbisë, Aleksandër Antiq, deklaroi se Serbia do të sigurojë funksionimin normal të Trepçës në veri, por që tani nuk mund të deklaroj se si do të zbatohet kjo.

“Të gjitha ministritë kanë marrë detyra nga qeveria që Trepça në veri të ndihmohet që të sigurohet një funksionim normal në prodhim dhe të pagave ndaj të të punësuarve, por se si do ta bëjmë këtë nuk është për publik. Situata është e rëndë, sepse ekzistojnë bllokada të caktuara në transportimin e importit dhe eksportit të mallrave dhe lëndëve të para”, deklaroi Antiq.

Ai ka deklaruar se Sërbia ka në dorë argumentin kryesor dhe kjo është prona, si një e drejtë univerzale dhe për këtë Serbia do të bëjë çdo gjë që institucionet ndërkombëtare ta kuptojnë pozicionin tonë, transmeton RTK.

“Kemi të drejtë dhe obligim ta mbrojmë pronën”, deklaroi Antiq.

Veç tjerash Antiq deklaroi se është vërtetuar se rezervat e plumbit dhe zinkut janë tre milionë ton.

Qeveria serbe dje ka marrë vendimin që ta refuzojë vendimin e Prishtinës që ta marrë nën kontroll kombinatin Trepça. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...