
12 Tetor 2016 - 14:57
Mirëpo, i pari i Kuvendit nuk e mori miratimin e deputetëve, pasi një numër i tyre nuk u pajtua me këtë propozim.
Veseli e hodhi në votim këtë propozim, mirëpo në votim morën pjesë vetëm 38 deputetë, gjë që ishte i pamjaftueshëm për kalimin e këtij propozimi.
“A keni disponim që mëditjet e sotme t’i dërgohen familjes së z.Nehat Thaçi? Ju vendosni nëse nuk doni. Shkojmë në votim se disa insistojnë mos me ua prekë mëditjet... media, vetëm shikoni! Atëherë shkojmë në votim”, ka deklaruar Veseli, transmeton kp.
Kërkesa e Veselit nuk kaloi pas kundërshtimit të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ka thënë se propozimi i tij ishte që e tërë paga e deputetëve të shkonte për familjen e Thaçit, jo vetëm mëditja e sotme.
“Jo me dhanë veç një mëditje për Nehat Thaçin, por rrogën e plotë. Kjo ishte kërkesa ime sot në seancë plenare. Sepse, dje dhe sot të gjithë ishin për ta ndihmuar Nehat Thaqin, le ta dëshmoj me fakte. Ju rikujtoj se kur unë kam kërkuar të paktën një mëditje të deputetëve për shërimin e Dr Arsim Behramit, vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka përkrahur kërkesën time. Personalisht do ta jap rrogën dhe mëditjen për Nehat Thaçin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Koha.net.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...