Ymeri kërkon nga Rama që të mos takohet me Vuçiqin

12 Tetor 2016 - 13:37      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të mos marrë pjesë në një panel me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ymeri ka thënë se nuk është e mjaftueshme arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës e mos kërkim falja për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, që Rama të mos shkojë Beograd.

“Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiq me temën: ‘E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore’.

“I bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...