12 Tetor 2016 - 12:06
Në emër të Kosovës, Hoxhaj shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë Zvicra për vendin tonë si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.
Në veçanti ministri nënvizoi nevojën që nga koncepti i ndihmës për Kosovën të kalohet në konceptin e investimeve zvicerane si dhe nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të bashkëpunimit ekonomik.
Kurse ambasadori zviceran e rikonfirmoi mbështetjen e Zvicrës për Kosovën duke e theksuar edhe rolin e rëndësishëm dhe kontributin që ka diaspora kosovare në Zvicër.
Ambasadori shprehu pajtimin për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Zvicrës
Në takim Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin edhe për ecurinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i cili ka marrë përkrahje edhe nga ana e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...