Lajmet vihen nën mbrojtje ligjore nga riprodhimi për 12 orë

12 Tetor 2016 - 11:35      

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Me këtë, tashmë ligj, vendosen kufizime edhe në shfrytëzimin, përkatësisht riprodhimin e krijimeve gazetareske.

Me pikën 1.9 të nenit 12 tani lajmet e ditës dhe raportimet janë krijime të mbrojtura, të paktën për një afat të caktuar kohor, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme ,që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të medieve, mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë orë nga publikimi i tyre”, shkruhet në amendamentin e dytë.

Ky nen është bazuar në praktikën austriake.

“Ajo është një e mirë duke u bazuar në praktikën e Austrisë dhe nuk ka tjetër. Kemi propozuar të këtë limit kohor, por që gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse kompanitë në këtë rast kanë një marrëveshje të caktuar. Po shpresojmë që do të funksionojë si i tillë”, ka thënë Ardita Zejnullahu, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit të Medieve të Pavarura Elektronike të Kosovës.

Ky projektligj u miratua me 60 vota për, 12 abstenime dhe pa asnjë votë kundër.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...