Foto: Koha / ilustrim

#Protestoj: Vendimi i Gjykatës për heqjen e përgjimeve, produkt i ndikimeve të Grabovcit

12 Tetor 2016 - 11:21      

Grupi i qytetarëve protestues #Protestoj ka përcjellë me vëmendje rastin e kërkesës së Adem Grabovcit për ndalimin e shpërndarjes dhe asgjësimin e përgjimeve me arsyetimin se atij po i cenohen të drejtat dhe liritë individuale që lidhen me privatësinë.

#Protestoj thotë se Grabovci, po ashtu, në Kuvendin e Republikës është ankuar se atij dhe familjes së tij i është vështirësuar jeta pas daljes së këtyre përgjimeve.

“Këto arsye banale, të njeriut përgjegjës për realizimin e një sërë shkeljesh skandaloze që kanë tmerruar qytetarët e Kosovës, që kanë shkatërruar jetët e atyre që nuk u punësuan padrejtësisht dhe familjeve të tyre që me gjasë vuajnë pa të ardhura për jetë të dinjitetshme, veç sa shtojnë mllefin dhe pezmin e qytetarëve kundër tij dhe eprorëve të tij hipokritë që mundohen t’i lajnë fytyrat e tyre duke u hequr si të mirët në këtë mes”, thuhet në reagimin e #Protestoj, raporton Koha.net.

#PROTESTOJ e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit si produkt i ndikimeve të Grabovcit.

“#PROTESTOJ ia rikujton secilit gjykatës dhe prokuror, që janë punësuar me merita profesionale apo me ndikime politike, që përballë interesit publik, siç është rasti i përgjimeve të Grabovcit, të drejtat e një krimineli realizohen vetëm aq sa janë paraparë për të burgosurit”, theksohet më tej në këtë reagim.

“Pra, ne jemi që të drejtat e Grabovcit që i takojnë si i burgosur t’i realizohen në tërësi si të gjithë të burgosurve të tjerë të Republikës. Ndërkohë qytetarëve të Kosovës u duhet rikthyer dinjiteti përmes realizimit të drejtësisë. Interesi publik, për ta ditur të vërtetën dhe për llogaridhënie të politikanëve të korruptuar është i padiskutueshëm”, shton më tej grupi #Protestoj.

Ky grup protestuesish ka ftuar gazetarët dhe mediet në përgjithësi, që të luftojnë për këtë rast si të ishte rasti i tyre sepse “siç po ecin punët në Kosovë, një ditë do të mundohen të na heshtin të gjithëve”.

#PROTESTOJ e mbështetë pa rezerva Insjaderi-n në këtë çështje dhe inkurajon për publikime të mëtutjeshme.

“Ndërkohë, #PROTESTOJ e siguron çdo gjykatë dhe prokuror, çdo anëtarë të PDK-së dhe çdo epror të saj, Adem Grabovcin dhe familjen e tij, se në secilën protestë tonën, pavarësisht vendimeve të gjykatave, ne do t’i lëshojmë përgjimet nëpër sheshe, që qytetarët e Kosovës të mos i harrojnë asnjëherë ato”, përfundon ky reagim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...