12 Tetor 2016 - 09:00
Kreu i kësaj ministrie, Avdullah Hoti, ka thënë se janë duke ndërmarrë masat për të vendosur tatim në të gjitha llojet e pronës së paluajtshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij ndryshimet e pasqyruara në Projektligjin e tatimit në pronë synojnë ndërtimin e një baze solide ligjore për të garantuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe efektiv të tatimit në pronë.
“Realizimi i këtyre objektivave madhore kërkon pikësëpari themele të shëndetshme ligjore, të harmonizuara dhe në pajtim me gjithë kuadrin ligjor në fuqi në Kosovë, si dhe në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare”, ka thënë Hoti para kryetarëve të komunave.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka ndërmarrë një nismë tejet të rëndësishme për përmirësimin dhe përshtatjen e të gjithë infrastrukturës ligjore, e cila rregullon dhe e normon procesin e tatimit në pronë.
Kurse sa i përket çështjes së nevojës për ndryshimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ka një kohë që departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka përgatitur Kornizën e përgjithshme për ndryshimin e këtij ligji... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...