Beqaj fton Prokurorinë që ta hetojë për skandalin Pronto 2

12 Tetor 2016 - 00:04      

Deputeti PDK-së, Besim Beqaj, i cili po hetohet për përfshirje në skandalin Pronto 2 dhe keqpërdorimin e Trustit pensional, në emisionin “Interaktiv” ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë rreth këtyre dy rasteve.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik është i përfshirë në skandalin Pronto 2 për emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike së bashku me kolegun e tij nga partia, Adem Grabovcin dhe në javën e fundit Prokuroria ka filluar hetimet rreth këtij skandali.

“Është bërë shumë mirë [për nisjen e hetimeve] dhe thërras prokurorinë për argumente dhe besoj se nuk duhet të zhagitet ky proces. Unë besoj në sistemin e drejtësisë. Prokuroria nuk më ka ftuar, por do të shkoja. Do të shkoj për t’u sqaruar sepse nuk jam person që merrem me spekulime. Duhet të shkohet deri në fund”, ka thënë Beqaj.

“Unë nuk kam marr asnjë njoftim me shkrim dhe nuk e di se cila është pista e hetimeve. Kam parë nëpër media”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...