Nis “luftë e ftohtë” mes Kosovës e Serbisë

12 Tetor 2016 - 07:40      

Një “luftë e ftohtë” ka nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të martën, Qeveria e fqinjit verior ka “anuluar” Ligjin për “Trepçën” dhe ky është veprimi i fundit nga disa sosh që kanë tensionuar në shkallë të lartë situatën midis të dyja vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

Po të martën, patriarku i kishës serbe, Irinej, ka thënë se Serbisë “Kosova i është marrë me dhunë dhe me dhunë duhet të kthehet”. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se e respekton jashtëzakonisht shumë Irinejn, por ka thënë se “nuk do që të flasë për dhunën”.

Të njëjtën ditë, një delegacion i Kosovës, në përbërje të të cilit ishin dy zëvendësministra, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd. Kjo për shkak të tensioneve, të nxitura rreth dy javë më parë, kur Nehat Thaçi, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës, është arrestuar porsa ka hyrë në territorin e Serbisë. Prangat i janë vënë nën akuzën për terrorizëm. Zhvillimi ka ndodhur pak kohë pasi Prishtina zyrtare nuk ia lejoi hyrjen në Kosovë zyrtarit qeveritar serb, Marko Gjuriq, ngaqë paraprakisht kishte hyrë ilegalisht.

Megjithëkëtë, vendimi i Qeverisë së Serbisë për “anulimin” e të gjitha pasojave ligjore dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me statusin e “Trepçës”, ka nxitur reagime të ashpra.
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se ky vendim i Beogradit zyrtar tregon për mentalitetin e njëjtë sikurse të regjimit të Milosheviqit. Të tilla veprime, sipas tij, më së shumti dëmtojnë serbët e Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...