Pas debatit të gjatë, pa kuorum për rezolutë

12 Tetor 2016 - 07:15      

Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar debati që ka zgjatur më shumë se katër orë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, i thirrur pas arrestimit të komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëqë është kërkuar që në orët e mbrëmjes të përpilohet një rezolutë, e cila do të përmbante qëndrimet nga debati i gjatë, votimi i saj ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë kanë qenë rreth 40 deputetë.

Në fund është vendosur që rezoluta të përpilohet dhe të votohet në një seancë të re, e cila është paralajmëruar që të mbahet të mërkurën (sot) prej orës 10:00. Paraprakisht është vendosur që në orën 9:00 të mblidhet grupi i caktuar për harmonizim të tekstit të rezolutës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar që të harmonizohet një tekst i përbashkët edhe në seancën e radhës të sillet për votim.

Fillimisht për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe babai i Thaçit, Rrahim Thaçi, ka folur iniciuesi i saj, deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. Ai ka thënë se shpreson që arrestimi i Thaçit të jetë i fundit, porse e dinë që nuk është i pari.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...