Ivanoviq mohon krimet ndaj shqiptarëve, kërkon të lirohet

12 Tetor 2016 - 06:45      

Oliver Ivanoviq po konsideron se gjykata e shkallës së parë ka bërë një vërtetim të gabuar të gjendjes faktike kur e ka dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte. Ai përmes ankesës në Gjykatë të Apelit ka kërkuar që ky vendim të hidhet poshtë, duke e konsideruar si të pabazuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, me këto pretendime nuk është pajtuar prokuroria e EULEX-it, e cila i ka kërkuar shkallës së dytë që ta vërtetojë vendimin e shkallës së parë.

Në janar të këtij viti Ivanoviqi është dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë, kurse Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq janë shpallur të pafajshëm.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Ivanoviq, i cili është edhe lider i Iniciativës Qytetare- SPD, ka paraqitur ankesë në Gjykatë të Apelit. Njësoj ankesë ka dorëzuar edhe prokuroria.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...