Serbia formon grup për “grumbullimin e fakteve për krimet e UÇK – së”

11 Tetor 2016 - 22:34      

Serbia po planifikon që të formojë një grup punues që “do të fillonte grumbullimin e fakteve të krimeve të UÇK-së”, transmeton Koha.net.

Duke njoftuar për këtë, mediet serbe thonë se në Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë më 17 tetor do të debatohet për pasurinë në Kosovë.

Në këtë mbledhje, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq do të flasë për punën e kësaj zyre dhe për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Një pikë tjetër e rendit të ditës në këtë takim do të jetë zgjidhja e anëtarëve të grupit punues për krimet që siç thotë b92, “i ka bërë organizata terroriste UÇK”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...