Kjo është strategjia e Serbisë kundër Trepçës

11 Tetor 2016 - 22:24      

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka miratuar “strategjinë e menduar mirë dhe të qëndrueshme” lidhur me “rastin Trepça”, transmeton Koha.net.

Siç ka thënë ai, njofton b92, Beogradi në mënyrë diplomatike do të përgjigjet në atë që ai e ka quajtur “hap i njëanshëm i institucioneve të përkohshme të Kosovës në përpjekjen e konfiskimit të kombinatit Trepça.

Sipas tij, kjo është strategjia “ për të ruajtur Trepçën”:
Qeveria do të njoftojë organizatat relevante ndërkombëtare për shkeljen e hartave bazë të të drejtës ndërkombëtare;
Shefi i diplomacisë Ivica Daçiq do t’iu dërgojë letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së ,me të cilat detajisht do t’i njoftojë me problemin e Trepçës;

Daçiq, në nëntor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, do të flasë për Trepçën;
Do të ndërmerren "aktivitete juridike" për mbrojtjen e pasurisë së Serbisë, para së gjithash Fondin për Zhvillim i cili është 55 për qind pronar i Trepçës;.

Qeveria ka vendosur që të kërkojë nga KFOR-i që të pengojë çfarëdo përpjekje ta pengojë çfarëdo përpjekje të Prishtinës që me aksione dhune ta vërë nën kontroll pjesën veriore të Kombinatit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...