Selimi: Qeveria bëri gabime në procesin e krijimit të ushtrisë

11 Tetor 2016 - 21:14      

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi në Rubikon të KTV-së theksoi se Qeveria e Kosovës ka bërë gabime drejt procesin të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se ushtria nuk bëhet duke i vënë limite financiare e kushtëzime politike.

“Nuk bëhet ushtria duke limituar edhe në aspektin financiar dhe duke e kushtëzuar edhe në aspektin politik. Në këtë drejtim çfarë i ka dhënë Qeveria e Kosovës Listës Serbe nuk bëhet ushtria”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se përderisa Qeveria e Kosovës ka ardhur në momentin që duhet të pyes Serbinë nëse mund të bëjnë ushtri apo jo, atëherë kjo Qeveri duhet të reflektoj për gjendjen e krijuar.

“Sot duhet të bëhet e mundshmja që nesër të bëhet e mundshme ajo që sot po duket e pamundshme. Kurrkush nuk ja ndalon FSK-së të jetë në veri. Sot duhet ta bëjmë atë që mundemi ta bëjmë dhe për vetë faktin që sot kemi ardhur në momentin kur ta pyesim Beogradin a të bëjmë ushtri a po jo, duhet të reflektojmë”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...