Ministria me plan për transformimin e FSK-së në FAK

11 Tetor 2016 - 20:59      

Këshilltari ushtarak i ministrit, Haki Demolli dhe koloneli, Fadil Hadërgjonaj në Rubikon të KTV-së ka folur mbi planin afatgjatë të ministrisë lidhur më transformimin nga FSK në FAK.

Ai ka thënë se ky plan përfshin çdo detaj që lidhet me procesin e përgatitjes dhe elementeve që kanë të bëjnë më ushtrinë.

“Gjatë kësaj periudhe jemi përgatitë, me vendim të ministrit është themeluar një komitet dhe është ndërtuar një departament i cili ka punë thelbësore të merret me procesin e përgatitjes së të gjitha elementeve që kanë të bëjnë me ushtrinë. Kemi krijuar një plan afatgjatë se si do të zhvillohej dhe të bëhej transformimi prej FSK-së në FAK, është një plan gjithëpërfshirës, edukimi, përgatitja, struktura dhe hierarkia, nevojat logjistika e infrastruktura”, ka thënë kolonel Hadërgjonaj.

Sipas këtij plani, është paraparë që buxhetit aktual t’i shtohen 5 milionë euro çdo vit, çka do të thotë që pas 10 vitesh ushtria do të ketë buxhet rreth 90 milionë euro.

“Nuk besoj se do të gjejmë një komandat që do të thoshte kemi para mjaft. Bazuar në numrin nevojën dhe misionin, në idenë se çfarë ushtrie mendojmë të krijojmë, parashihet se është shuma minimale e mjaftueshme”, ka thënë Hadërgjonaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...