11 Tetor 2016 - 20:39
Berisha ka thënë se deputetët serbë janë pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri dhe ata nuk bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit.
“Lista Serbe është pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri. Ata nuk e bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit. Ne e kemi obligim që ta transformojmë FSK-në në ushtri. Është e nevojshme një koordinim më i mirë të ekspertëve të kësaj lëmie”, ka thënë Berisha.
“Formimi i ushtrisë nuk e dëmton paqen por është në interes të paqes. Deputetët disa herë janë prononcuar dhe thonë se duhet të marrim pëlqimin e popullit. Është vendim i rëndë. Ne duhet të gjejmë formën për formimin e uhstrisë. Hapi i parë është organizimi i tryezës së përbashkët të partive politike. Por thash edhe më herët se çdo gjë varet prej Listës Serbe dhe ajo nuk bën asgjë pa pëlqimin e Beogradit”, ka shtuar ai.
“Nuk e përjashtojmë as komisionin për siguri mirëpo duhet të jetë një grup ku është e përfshirë edhe Ministria e Brendshme dhe të jepet një qëndrim se si duhet të veprojmë në këtë drejtim” Sipas Berishës, Lista Serbe nuk bën asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit. “Realisht është e varur prej dikujt tjetër, prej Listës Serbe pasi ata nuk bëjnë asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit”, ka thënë veç të tjerash deputeti i AAK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...