Zënka Gaxherri - Haxhiu

11 Tetor 2016 - 19:36      

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu, e cila tha se Gaxherri po luan rolin e zëdhënëses së Qeverisë.

Gaxherri tha se nuk është zëdhënëse e Qeverisë por kur bëhet fjalë për shtetin ajo tha: Po jam e Qeverisë kur duhet, jam e opozitës kur duhet dhe e popullit kur duhet. Ne nuk i kontribuojmë Nehat Thaçit në këtë formë”, tha Gaxherri. Sipas saj kjo çështje është e ndjeshme dhe se janë institucionet që duhet të merren me të.
Inicimin e kësaj seance Gaxherri e ka quajtur gabim dhe se shpeshherë sipas saj po bëhen patriotizma.

Reagimin e Gaxherrit ia ka kthyer Haxhiu e AAK-se duke i thënë: Mund të jesh zëdhënëse e Qeverisë por e opozitës asnjëherë. U mundova ta kuptoj çfarë the por nuk kuptova asgjë se asgjë nuk the”.
E menjëhershme ishte përgjigja e Gaxherrit. “ E kam të qartë se ti nuk kupton kurgjo”, i tha Gaxherri, Haxhiut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...