Ivanoviqi tani kërkon ndryshimin e aktgjykimit [video]

11 Tetor 2016 - 19:28      

Oliver Ivanoviq të martën nuk ka pasur ankesë në trupin gjykues të Gjykatës së Apelit, raporton KTV.

Atij i është kumtuar lajmi se Gjykata ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi.
Kërkesa nga mbrojtja e Ivanoviqit ishte bërë me pretendimin se një shqiptar nuk mund të japë vendim objektiv, duke kërkuar largimin e tij nga trupi gjykues.

Por, Gjykata e ka vlerësuar këtë si të pabazuar në ligje dhe se gjyqtari nuk ka asnjë arsye që të mos jetë i paanshëm.
Në ankesën e tij, Ivanoviqi kërkon ndryshim të aktgjykimit të shkallës së parë, që e dënoi me 9 vjet burgim, sepse mbrojtja e tij vlerëson se ndër të tjera ka shkelje procedurale, por edhe vërtetim i gabueshëm dhe jo i plotë i gjendjes faktike.

Oliver Ivanoviq është dënuar në fillim të këtij viti për krime lufte ndaj popullatës civile për ngjarjet e vitit 1999, ku ishin larguar shqiptarët nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik dhe vrasjes së tyre. 4 persona tjerë që ishin të akuzuar në këtë rast janë liruar nga shkalla e parë e Gjykatës. Për këtë, ankesë ka paraqitur edhe prokurori i rastit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...