Ligji për investime strategjike hap rrugë për investime të huaja [video]

11 Tetor 2016 - 19:19      

Pas shumë muaj shtyrjesh, Kosova bëhet me ligj për investimet strategjike. Nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancë, 56 vota ishin për, 14 kundër dhe 11 abstenuan, raporton KTV.

Votimi i këtij ligji gëzoi ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila tha për KTV-në se me këtë ligj i hapet rruga qeverisë që të plotësojë një nga kërkesat më të mëdha të investitorëve, sigurimin e tokës.

Ajo ka deklaruar se ligji i jep të drejtën qeverisë që të marrë çfarëdo aseti që është nën menaxhim të AKP-së dhe me vendim të kuvendit ta aprovojë kërkesën e qeverisë. Bajrami ka bërë të ditur se qeveria menjëherë do të nisë negociatat me disa kompani që ka kohë që kanë shprehur interesimin për investime, por se këtë s’kanë mundur ta bëjnë në mungesë të tokës.
Mirëpo, me përmbajtjen e ligjit nuk janë pajtuar deputetët e opozitës.

Deri tash, Kosova llogaritet të ketë humbur disa miliona euro nga pamundësia e sigurimit të tokës për t’u kryer investimet nga kompani të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...