11 Tetor 2016 - 19:14
Më 9 prokurorë sa ka gjithsej, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitet që të hetojë këto krime, pavarësisht se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar një gjë të tillë, raporton KTV.
Sipas Ehad Miftarit, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, një kërkesë e tillë e shefit të shtetit mund të interpretohet edhe si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Ai ka thënë se për shumë vite, liderët e shtetit kanë injoruar organet e drejtësisë dhe një kërkesë e tillë nga Presidenti Thaçi nuk mund të jetë e sinqertë.
Pas marrjes së letrave të dërguara nga Presidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke thënë se këto letra “janë prioritet i Prokurorisë”.
Gjatë ditës, Lumezi ka mbajtur takim me të gjithë kryeprokurorët, edhe të Prokurorisë Speciale edhe asaj Themelore, si dhe departamenteve të krimeve të rënda.
E zyrtarë të LDK-së që kishin akuzuar PDK-në dhe SHIK-un për vrasjet e ashtuquajtura politike, kanë heshtur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...