11 Tetor 2016 - 19:07
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, një interviste për gazetën online ‘Fjala’, foli për Thaçin, si njeri që ndërhyri direkt në buxhetin që menaxhohej nga Banka Qendrore e Kosovës.
Por refuzimet që Hashim Rexhepi ia kishte bërë këshilltarit izraelit të ish-kryeministrit bën që ai të kritikohej nga Thaçi për menaxhim të dobët të bankave.
Përmes këshilltarit të tij, Hashim Thaçi insistonte të përcaktojë se në cilën bankë jashtë vendit duhet investuar 1 miliard euro.
Në pjesën e dytë të intervistës, ish-guvernatori i bankës flet për vizitën e pazakontë që ia kishin bërë në vitin 2010 kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe ish-ministri i financave, Ahmet Shala.
Kjo deklaratë e Rexhepit nxiti deputeten nga radhët e Nismës Valdete Bajrami që të kërkojë hetim për vetë presidentin Hashim Thaçi.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, hetim për deklaratat publike kërkoi edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...