11 Tetor 2016 - 18:02
“Po ashtu nuk është hera e parë që nga i njëjti shtet kemi të arrestuar qytetarë të Kosovës. Nuk është hera e parë sepse ka ndodhur edhe arrestimi i dy policëve në fshatin Dumnicë të Besianës. Unë pres që të kthehet Nehat Thaçi në Kosovë, por kurrë nuk do të doja që të bëhet me atë se çfarë është bërë me dy policët”, tha Selimi.
Selimi tha se ka një zgjidhje për këtë situatë, dhe zgjidhja quhet reciprocitet në çdo fushë.
“Arrestojeni Marko Gjuriqin një njeri qe po sfidon Policinë e Kosovës dhe ligjet e Kosovës dhe ky do të ishte hapi parë i normalizimit të raporteve të Serbisë. Ka 13 ditë që nuk i ndihet zëri Qeverisë së Kosovës për Thaçin de posa u përmenden bisedimet ata reaguan. Një shtet i cili nuk mund ta ndal asnjë kamion që futet nga Serbia në Kosovë nuk pritet qe të lirohet Thaçi”, tha Selimi.
Sipas tij Nehat Thaçi ka gabuar kur i ka besuar Edita Tahirit që thoshte që situata është e mirë.
“Shpresoj që Nehat Thaçi të ketë mundësinë e parë që të kthehet në Kosovë dhe pas kthimit të tij Qeveria e Kosovës duhet të jap përgjegjësi pse nuk ka lajmëruar njësinë që ai është i rrezikuar në shtetin e Serbisë. Sot e kemi rastin që të tregojmë që jemi shtet dhe ta tregojmë reciprocitet edhe në fushën e sigurisë me shtetin e Serbisë”, tha Selimi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...