Hoxha: Përpjekje për lirimin e Thaçit

11 Tetor 2016 - 17:39      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçi, ka thënë se akuza për Thaçin ekziston që nga viti 2010, por ajo nuk është komunikuar asnjëherë tek organet kompetente në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës, madje i kanë dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

“Nota e dërguar thotë që duhet të bartet rasti në Ministrinë tonë të Drejtësisë. Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme e zyrës ndërlidhëse në Serbi. Nota është dërguar më datën 7 tetor dhe deri sot nuk kemi marrë përgjigje. Ministria e Drejtësisë ka marr vendim që mos të ketë bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për rastet juridike të kërkuara nga Serbia për veprat penale të kryera, kinse në Kosovë. Ne si Ministri e Drejtësisë do të marrim të gjitha veprimet e mundshme për ekstradimin e tij", ka deklaruar Hoxha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...