11 Tetor 2016 - 17:33
Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë biseduar për veprimtarinë dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada britanike për të zhdukurit, për nevojat e ndihmës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin dhe të identifikimit të viktimave të krimit.
Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjedhjen e lëndëve të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale.
Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...