Kryetarët e komunave në vizitë studimore në Kroaci

11 Tetor 2016 - 17:31      

Kryetarë dhe nënkryetarë të komunave, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të GIZ-së morën pjesë në një vizitë studimore në Kroaci më qëllim të shkëmbimit të përvojave në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Delegacioni nga Kosova vizitoj Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, komunat Zapresic dhe Brdovec, dhe Kompaninë e Shërbimeve Publike në qytetin e Zagrebit, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, delegacioni u prit nga zëvendës ministrja znj. Lidija Runko Luttenberger. Në këtë takim u prezantua korniza ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe obligimet ligjore për qytete dhe komuna.

Delegacioni vizitoi edhe qytetin e Zapresic dhe komunën Brdovec, ku u diskutua sistemi i menaxhimit të mbeturinave në nivel komunal. Aty u theksua roli dhe përgjegjësia e kryetarëve të komunave si udhëheqës të reformave për përmirësimin e gjendjes mjedisore.

Vizita është organizuar në kuadër të skemës aktuale “Gara për Mjedis të Pastër” që synon mobilizimin e komunave dhe ministrive përkatëse për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Vizita është mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përkatësisht programi “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...