MF diskuton me Komunat për Projekt-Ligjin e ri të Tatimit në Pronë

11 Tetor 2016 - 17:09      

“Ministria e Financave është duke ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme për të siguruar vendosjen e tatimit në të gjitha llojet e pronës së paluajtshme (tokë), por edhe duke kërkuar gjithashtu, përmirësimin e qëndrueshëm të sistemit të tatimit në pronë” bëri të ditur sot ministri i Financave Avdullah Hoti, në takimin e përbashkët të Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, në të cilin morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Naim Ismajli, kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal, u diskutua lidhur me ndryshimet e ligjit të kaluar me Projekt-Ligjin e ri të Tatimit në Pronë dhe gjithashtu u diskutua për nevojat për ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.
“Realizimi i këtyre objektivave madhore kërkon pikë së pari, themele të shëndetshme ligjore, të harmonizuara dhe në pajtim me gjithë kuadrin ligjor në fuqi në Kosovë, si dhe në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare”, tha Ministri Hoti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...