ATK me marrëveshje bashkëpunimi me KKRF

11 Tetor 2016 - 16:56      

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore, të cilat sipas kërkesave ligjore të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, janë të obliguara që të përgatisin pasqyra financiare dhe të auditojnë ato.
“Me këtë marrëveshje mund të arrihet në mënyrë më efikase përmbyllja e ciklit të raportimit financiar, i cili cikël duhet të përfundojë në përmbushjen e obligimeve tatimore nga bizneset të cilat operojnë në Kosovë, kontribut ky i drejtpërdrejt në rritjen e besueshmërisë së pasqyrave financiare dhe inkasimit më efikas të obligimeve tatimore”, thuhet në komunikatë.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri dhe kryetari i KKRF-se Gem Maloku pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit potencuan rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila do të mundësoj lehtësira në realizimin e misionit të të dyja institucioneve dhe u zotuan për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga marrëveshja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...