Berisha: E kemi përkëdhelur Serbinë

11 Tetor 2016 - 16:53      

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për arrestimin e Nehat Thaçit, komandat i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se institucionet e vendit e kanë përkëdhelur shumë Serbinë.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka thënë se qeveria po heshtë ndaj arrestimit të Thaçit, derisa ka shtuar se autoritetet e Kosovës e kanë bërë partnere Serbinë për çështjet e brendshme të saj, transmeton Koha.net.

“Qeveria po vazhdon të heshtë. Duhet të jemi vetëkritik ndaj institucioneve tona. Serbia është ajo që ka qenë dhe qeveria e tyre është vazhdimësi e atyre që kanë bërë krime në Kosovë. Para se të hidhërohemi me Serbinë, duhet të hidhërohemi me vetveten”, ka thënë Berisha.

“Dëmin më të madh që ka bërë Kosova është që e ka bërë Serbinë negociatore për çështjet e brendshme të saj. Bisedimet kanë qenë më shumë se politike. Serbia është bërë partnere për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës. Sepse kemi institucione të papërgjegjshme që nuk e respektojnë veten dhe as këtë Kuvend. Serbia me kushtetutë e parasheh Kosovën si provincë të saj. E kemi përkëdhelur Serbinë dhe e kemi bërë faktor në rajon. Ne duke mos vepruar konfirmon përgjegjësisë në raport me zhvillimet në rajon, jemi në këtë gjendje”, ka shtuar ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...