Pajaziti: Serbia nuk është e sigurt për udhëtime të kosovarëve

11 Tetor 2016 - 16:19      

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke folur për arrestimin e komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, ka thënë se udhëtimi nëpërmjet Serbisë nuk është i sigurt për qytetarët e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës, Pajaziti arrestimin e Thaçit nga autoritetet serbe e ka quajtur kidnapim klasik, pa asnjë urdhër arrest për të, transmeton Koha.net.

“Arrestimi i tij duhet të trajtohet si një kidnapim klasik. Ai është arrestuar dhe kidnapuar pa asnjë lloj paralajmërimi pasi më parë nuk ka pasur asnjë lloj flet arresti për të”, ka thënë Pajaziti.

“Kërkojmë nga institucionet që të bëjnë edhe më shumë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. I bëjmë thirrje institucioneve të regjionit, veçanërisht atyre të Serbisë që të shtojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për menaxhimin e integruar të kufijve”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...