11 Tetor 2016 - 15:32
Kuçi e njoftoi Bennounen se Kosova është shtet që garanton të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve, dhe respektimin e të drejtave religjioze dhe kulturore pa diskriminim.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë garantohet me Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe ka bazamentin e mbrojtjes qysh në Planin e Ahtisaarit. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të garantojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo religjioze”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
Kuçi dhe Bennoune diskutuan edhe për rëndësinë e kulturës si faktor në krijimin e një ambienti të qetë dhe në harmoni për bashkëjetesë për të gjitha komunitetet.
Zëvendëskryeministri potencoi se Qeveria e Kosovës ka perspektivë dhe orientim të qartë proevropian, ku të drejtat kulturore dhe religjioze të të gjitha komuniteteve mbrohen dhe garantohen gjithmonë duke respektuar laicitetin e shtetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...