11 Tetor 2016 - 14:46
Takim të ndarë me zyrtarin e KE-së zhvilloi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të cilët kanë diskutuar për hapat e mëtejmë të zbatimit të MSA-së, agjendën e reformës evropiane, liberalizimin e vizave dhe takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.
Veseli e njoftoi Danielssonin për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe të Kuvendit në veçanti, për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane. Në këtë funksion, kryetari i Kuvendit foli edhe për punën që institucioni që ai drejton ka bërë dhe po bën aktualisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, sidomos në legjislacionin që ka të bëjë me sundimin e rendit e të ligjit, si dhe integrimet evropiane.
Kreu i legjislativit e njoftoi Danielssonin edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit për reforma në sektorin ekonomik, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe hapjes së vendeve të lira të punës.
Kryetari Veseli theksoi nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke u mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, nënvizoi rolin e rëndësishëm që Kuvendi duhet të luaj në zbatimin e reformave, në procesin e integrimit evropian.
Ai tha se Kosova duhet të plotësojë kriteret e mbetura, miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, si dhe forcimi i regjistrit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim, një theks i veçantë iu kushtua zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, proces ky i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe marrëdhëniet midis saj dhe Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, Hoxhaj ka theksuar vullnetin politik dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për zbatim e MSA-së si dhe për aprovim dhe fillim të zbatimit sa më shpejt të reformës evropiane. Për këtë ministri Hoxhaj ka thënë se “se do të bëjmë çdo gjë në kapacitetin tonë për t’u përmbushur kushtet dhe të marrim liberalizimin vizave”.
Nga ana tjetër, Danielsson tha se Kosova e gëzon mbështetjen e Komisionit Evropian në avancimin e saj në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave, por siç është shprehur ai, “progresi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe bindës për shtetet anëtare”.
Hoxhaj po ashtu e ka informuar Danielsson për dialogun për Serbinë dhe qëndrimin e Kosovës sa i përket zhvillimeve të fundit politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...