Jovanoviq pyet Qeverinë serbe për “vijat e kuqe” me Kosovën

11 Tetor 2016 - 13:46      

Lideri i Partisë Liberal Demokrate të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka pyetur Kuvendin e Serbisë se cilat janë “vijat e kuqe” për Kosovën.

Këtë pyetje, Jovanoviq ia ka drejtuar kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, presidentit Tomislav Nikoliq dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ndërkaq, presidenti Nikoliq ka deklaruar se ajo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me Trepçën dhe Telekomin është “plaçkë” dhe nuk mund të pranojmë këtë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se kjo është “vija e kuqe” për të cilën udhëheqësve në Prishtinë, por edhe BE-së, duhet dërguar porosi e qartë.

Jovanoviq ndërkaq ka deklaruar se nuk vjen në shprehje pretendimi se çdo gjë që ndodh në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilësohet si komplot nga Perëndimi, Evropa apo Amerika kundër popullit serb.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...