Foto: Koha

Irinej: Kosova na është marrë me dhunë, ashtu edhe do ta kthejmë

11 Tetor 2016 - 13:23      

Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe mund të jetë humbur, por “këtë nuk do ta pranojmë”.

Më tej, Irinej për mediat serbe ka thënë se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë.

“Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet”, ka deklaruar Irinej, raporton Tanjug.

“Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat”, ka thënë patriarku serb, transmeton Koha.net.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej.

I pyetur se a mundet ta mendojë që Kosova është e humbur, Irinej ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...