
11 Tetor 2016 - 13:11
Ky subjekt politik, përmes një komunikate për media, konsideron se kërkesa e Thaçit për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës “është vetëm një parullë false përmes së cilës ai nuk ka për qëllim vënien e drejtësisë në vend”.
“Përkundrazi, ky veprim i tij përbën një tentim për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga aferat e shumta ku ai del të jetë i përfshirë, sidomos nga kjo e djeshmja me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi”, pohohet në komunikatën e Nismës.
Subjekti politik opozitar, Nisma për Kosovën, ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjyqësia që ta hetojë me prioritet deklarimin e Hashim Rexhepit, “i cila ka sjellë akuza të rënda ndaj një grupi kriminal në krye të cilit ai thotë të ketë qenë Hashim Thaçi, qëllimi i të cilit ishte përdorimi i milionave të Trustit të Kursimeve për interesa kriminale”.
“Ky rast duhet të hetohet në mënyrë që të ndriçohet deri në fund”, përfundon komunikata e Nismës për Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...