QHDP: Anë tjetër e sigurisë kombëtare?

11 Tetor 2016 - 12:37      

Prishtinë, 11 tetor - Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) publikoi raporti me temën “Siguria njerëzore në Kosovë: Anë tjetër e sigurisë kombëtare?” ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe ata të shoqërisë civile.

Ky raport është pjesë e projektit “Rrjeti i qytetarëve për paqe, pajtim dhe siguri njerëzore”, projekt rajonal i financuar dhe i mbështetur nga Komisioni Europian, transmeton Koha.net.

QHDP ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen për fushat në të cilat qytetarët e Kosovës janë më të rrezikuar, fushat në të cilat siguria njerëzore e qytetarëve të Kosovës nuk ofrohet. Puna e jonë si QHDP gjatë vitit të kaluar është fokusuar kryesisht në institucionet financiare, të sigurisë ekonomike, dhe të sigurisë shëndetësore në Kosovë

Të gjeturat kryesore:

Republika e Kosovës në 12 deri në 18 muajt e fundit i ka kushtuar vëmendje të veçantë sigurisë kombëtare dhe parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës janë përballur me mungesë të rritjes ekonomike si dhe mungesë të pamohueshme të mundësive. Megjithatë, qasja ndaj luftimi të ekstremizmit të dhunshëm ka dështuar në adresimin e rolit që mungesa e mundësive ekonomike mund të luajë në procesin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Të gjeturat nga ky hulumtim theksojnë se dështimi i një qeverie për t’i plotësuar nevojat bazë të qytetarëve të saj minon aftësinë e qytetarëve për të pasur një jetë produktive dhe të përmbushur. Por një gjë e tillë gjithashtu minon sigurinë e përgjithshme të shtetit. Dështimi i Kosovës për t’i adresuar çështjet kryesore që lidhen me sigurinë njerëzore pengon qytetarët e saj nga kontributi i plotë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë, krijon dobësi të qenësishme të shtetit.

Ndër të tjera, raporti në fjalë rekomandon që qeveria të marrë parasysh të drejtat e qytetarëve të saj, pasi që ajo trajton cenueshmërinë e sigurisë njerëzore në vend. Kosova nuk ka nevojë të sakrifikojë këto të drejta për “siguri kombëtare” më të madhe, në mënyrë që të parandalojë ekstremizmin e dhunshëm. Përkundrazi, plotësimi i nevojave të sigurisë njerëzore ka shumë gjasa që të jetë një faktor i rëndësishëm që kontribuon në uljen e ekstremizmit të dhunshëm. Është gjithnjë e më e qartë se ekstremizmi i dhunshëm, dhe aftësia për të parandaluar shfaqjen e tij, është e lidhur me aftësinë e shtetit për të plotësuar nevojat bazë të qytetarëve të vet. Realizimi i një qasje të tillë për sigurinë njerëzore do të jepte përfitime të shumta, duke filluar prej plotësimit të nevojave të qytetarëve, që është një detyrë dhe obligim i shtetit në vetvete, si dhe në eliminimin e shkaqet që çojnë në radikalizëm në rend të parë.

Qëllimi i këtij raporti ka qenë që të theksojë rëndësinë e faktorëve të sigurisë njerëzore për ngritjen e mirëqenies së vendit, sigurinë kombëtare të tij, stabilitetin e përgjithshëm dhe prosperitetin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...