
11 Tetor 2016 - 12:12
Për dallim prej qasjes së Serbisë, Gjuriq tha se shqiptarët janë të bashkuar në këtë pikë. Këto komente, ai i bëri gjatë një interviste në televizionin “TV Prva”.
“Kemi një problem këtu. Përderisa shqiptarët janë të unifikuar në veprimet e tyre për shkëputje, dhe të marrin pronën tonë, në Serbi ne përballemi me një lloj ndërmjetësimi politik për këtë çështje”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.
Ai tha se Qeveria e Serbisë ka insistuar që në bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia ka kërkuar që të diskutohen edhe çështje të tilla, siç është Trepça.
“Aleksandër Vuçiq ka insistuar në këtë çështje për katër vjet radhazi, por ata kanë refuzuar vazhdimisht. Për këtë arsye, ne kërkojmë që të futet edhe OKB-ja. Pala shqiptare dëshiron të na merr pronën tonë dhe përmes vendimmarrjes e vë veten në një pozitë për t’ju shmangur kompromisit. Nuk duhet të marrin përkrahjen ndërkombëtare për një qasje kaq jo-fleksibile, sepse e bën të pamundshme arritjen e një marrëveshjeje”, ka shtuar Gjuriq.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...