
11 Tetor 2016 - 12:02
Pas fushatës sensibilizuese të policisë Rrugore për vendosjen e rripit të sigurimit teksa qëndron në makinë, vjen edhe fushata tjetër për përdorimin e celularit teksa je duke drejtuar makinën.
Kush përdor celular në makinë, do të përballet me gjobat e policisë, të cilat do të variojnë nga 5-15 mijë lekë të reja. Ky fakt është bërë i ditur ditën e djeshme nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në deklaratë për media është shprehur se fushata për përdorimin e celularit në makinë do të nisë në muajin nëntor.
Tahiri është shprehur se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është një rrezik publik ndaj të cilit do të fokusohet muaji e ardhshëm Policia Rrugore. Sipas Tahirit, falë fushatës për rripin e sigurimit janë shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm për muajin tetor.
“Duke filluar nga muaji nëntor do fillojnë masat sensibilizuese për celularin në makinë. Duhet të merren masa radikale për ta bërë celularin si rripin në automjet. Shqipëria çdo vit humbet 300 jetë për shkak të aksidenteve. Bilanc i patolerueshëm krahasuar me atë që kërkojmë ne. Ka nevojë për ndryshime për Kodin Rrugor. Do shtojmë masën e gjobës për përdorimin e telefonit në automjet.
Çdo person me celular në dorë duke i dhënë makinës është rrezik publik. Këtë do e quajmë si stacionin e dytë për të arritur gjithçka është e mundur për rrugë më të sigurta”, tha Tahiri.
Më tej ai theksoi se “në një muaj janë 11 mijë gjoba që duken shumë por në total janë 3% e mjeteve që lëvizin në rrugët tona. Është masë e domosdoshme, policia Rrugore do vijojë forcimin e kësaj norme. Me rëndësi është mundësia për të shpëtuar jetë, falë kësaj fushate kemi shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm këtë muaj, krahasuar me gushtin e këtij viti apo shtatorin e një viti më parë. Duke kontrolluar rripin kemi shpëtuar 9 jetë dhe kjo është pasuri. Policia do vijojë me rripin, respektimin e Kodit Rrugor. Do vijojmë të kërkojmë akoma më shumë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...